×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Eksperti i sigurisë: Putin mund të jetë në Beograd

    Insajderi
    24 June 2023 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, duke komentuar zhvillimet në Rusi, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin tashmë mund të jetë strehuar në Beograd.

    Musliu, lidhur me zhvillimet e fundit në Rusi, ku trupat e formacionit paraushtarak të Putinit, Wagner, kanë marrë një qytet dhe kanë nisur marshimin drejt kryeqytetit rus, ka thënë se presidenti rus tani mund të jetë në Beograd.

    “Vendndodhja e Putinit mund të jetë Beogradi. Serbia ia ka borxh këtë Rusisë. Mos harroni, ish-kreu i ushtrisë jugosllave iku në Moskë dhe gruaja e Millosheviqit dhe shumë të tjerë. Vuçiq ka marrë çmimin më të lartë rus. Kush e di?!”, ka shkruar Musliu në Twitter, transmeton Telegrafi.

    Gjatë ditës kishte informacione se presidenti rus mund ta ketë braktisur vendin, zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov deklaroi se presidenti rus “po punon në Kremlin” në Moskë.

    Disa njerëz kanë vërejtur largimin e aeroplanit special Il-96-300PU të presidentit rus nga Moska, sipas shërbimit të gjurmimit të aeroplanëve FlightRadar.

    Më pas aeroplani u zhduk nga sistemi pranë qytetit të Tverit, në veriperëndim të Moskës, raporton bbc.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark