×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Elsa, Elsaaaa”, panik në ‘Ferma Vip’/ Çfarë ndodhi në 3 të natës? Banorët vrapojnë të shqetësuar teksa thërrasin emrin e këngëtares

    Insajderi
    03 April 2024 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa pamje shqetësuese po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku banorët e “Ferma VIP”, shihen të shqetësuar teksa thërrasin emrin e këngëtares Elsa Lila.

    Albano Bogdo dhe Robert Berisha në një video shihen duke shijuar një gotë verë në ballkon, ndërsa në një moment dëgjojnë fermerët e tjerë që thërrasin emrin e Elsës.

    Ata ngrihen të shqetësuar dhe futen brenda, ndërsa kamerat kanë kapur momentin, ku të gjithë shihen duke vrapuar dhe futen brenda të shqetësuar.

    Madje Xhesika Poli dëgjohet teksa thotë: “me qetësi me qetësi”. Nuk duhet nëse kjo ka qenë ndonjë lojë e Agait, apo Elsa ka pasur ndonjë shqetësim shëndetësor, por në video duket qartë se të gjithë janë të shqetësuar.

    @mega_virale

    Fermerët bërtasin emrin e Elsës, por këngëtarja shihet në një moment duke vrapuar për në shtëpi

    ♬ original sound – Mega News Albania

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark