×
Show

Elvana Gjata kopjon Loredanen – bën veshje identike

Insajderi
20 December 2019 - 10:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Elvana Gjata dje përformoj këngën e saj “Me tana”, në edicionin e 58-të festivalit të këngës në Rtsh.

Qe kur u  bë e ditur qe Elvana do të jetë pjesë e këtij festivali u përfol shumë që ajo do të jetë fituese e këtij festivali me ç’rast edhe do ta përfaqësoj Shqipërinë në Euro Sogn.

Paraqitja e Elvanes mori shumë komplimente, por nuk munguan as kritikat për koreografi, e diçka tjetër qe ra në sy ishte edhe veshja e saj.

Elvana duket se ka ndryshuar stilin e veshjes në shkallë të madhe, e si duket Loredana ka qenë frymëzim për veshjen e saj.

Stili i Elvanes ngjan thuajse 100% me atë të Loredanes, qe nga ngjyra e veshjes, stili, e madje deri edhe te varësja me kryq.

Loredana njihet për stilin e saj unik, veshjet e saj çdo herë ka qenë ndryshe nga pjesa tjetër e estradës qofte shqiptare apo gjermane.

E ky stil i veçantë i Loredanes duket se po frymëzon edhe këngëtar të tjerë, e sidomos ata shqiptar.

Loredana sapo ka lansuar video klipin e këngës se re “Mit Dir”, këngë e cila po pritet mjaft mirë nga fansat e saj.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark