×
  • Showbiz
  • Show

    “Elvana Gjata, Nora Istrefi, Tayna”, Këta janë këngëtarët që kanë kopjuar këngë nga artistët e huaj

    Insajderi
    06 March 2023 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Industria muzikore viteve të fundit është pasuruar me këngëtarë të shumët, të cilët me krijimet e tyre kanë arritur të depërtojnë edhe tek dëgjuesit e huaj. Disa ia kanë dalur me forcat e tyre, e disa të tjerëve i është dashur të inspirohen me stilin “copy-paste” nga artistët ndërkombëtarë.

    Këngëtari, Sinan Hoxha, këngën “8 me 2”, e ka huazuar nga artistja bullgare, Teodroa.

    Nora Istrefi, këngën “The One” e ka huazuar nga kënga që ka përfaqësuar Greqinë në Eurovizion, “My number one”, të interpretuar nga Elena Paprizou.

    https://www.youtube.com/watch?v=e71jN0Tnwnw

    Edhe reperi i njohur për stilin e tij unik, Captila T, këngën “RRUSHE” e ka të ngjashme me melodinë e këngës “BOTH”, të këngëtarit Headie One.

    Sipas admiruesëve të muzikës së reperës Tayna, videoklipi i këngës “POW POW”  është i ngjashëm me atë të artistit afrikan Lava.

    Kënga e Alban Skënderajt, “Refuzoj”, e cila triumfoi në festivalin “Kënga Magjike”, tingëllon mjaft ngjashëm me një këngë greke “I agapi mou ena brady” të Petros Mpousoulopoulos, që në YouTube është hedhur në vitin 2008.

    Këngëtarja Elvana Gjata, këngën “Love me love me” e kopjuar nga këngëtarja Branka Sovrilic.

    Melodia e këngës “Syn i jemi” së Young Zerka dhe Ronela Hajati, tingëllon të jetë e ngjashme me melodinë e  L’Algerino- Internacional.

    Artistja, që javën e kaluar ka publikuar albumin e ri, Dhurata Dora, këngën e shumëdëgjuar Ayo, e ka të ngjashme me atë të turqëve Sinan Akcil dhe Serdar Ortac, “Yuzyilin Aski”.

    Nora Istrefi kësaj rradhe këngën “E di” , e kopjuar nga serbja : VIKI MILJKOVIĆ – RODJENDAN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark