×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Elvis Hoxha e sulmon ambasadorin Hill: E ka merakun ta mbajë Vuçiqin në pushtet

    Insajderi
    09 June 2023 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i Kryesisë së LVV-së, Elvis Hoxha ka shkruar një status në lidhje me intervistën e fundit të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

    Në statusin e tij, Hoxha ka bërë një aludim të çuditshëm, duke shkruar se me fjalët dhe punën e tij, ambasadori Hill nuk ka merakun të tërheqë Serbinë drejt Perëndimit, por të mbajë Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë, në pushtet. Në statusin e tij, ai e kritikon edhe Gabriel Escobarin, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

    “Me fjalët dhe punën e tij, ambasadori Hill nuk ka merakun të tërheqë Serbinë drejt Perëndimit, por të mbajë Vuçiçin në pushtet.

    Strategjia e emisarëve dhe ambasadorëve nuk e ka hallin te të drejtat e serbëve, por të mirëmbajtja e Vuçiçit. Këtë na e tha Escobari kur shfaqi merakun së serbëve në veri të Kosovës u ishte ndaluar përdorimi i gjuhës. Tha diçka sa për me thënë diçka”, deklaroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark