×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe një deputet i VV-së kundër vendimit të Qeverisë: Ekzekutoni pagat

    Insajderi
    04 October 2022 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka qenë i radhës që ka reaguar në lidhje me mosekzekutimin e pagave nga ana e Qeverisë për mësimdhënësit grevistë.

    Rrahmani tha se pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit. Megjithatë, ai shtoj se duhet të kompensohen orët e humbura.

    “Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka shkruar ai.

    Edhe deputetet e pushtetit si Haxhi Avdyli, Jeta Statovci, Fatmir Humolli i kanë dalur kundër Qeverisë Kurti.

    Avdyli tha se që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist.

    Në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, Avdyli thotë se sreva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku sipas tij udheheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale.

    “Për hirë të arsimit,nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për leshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë”, kishte shkruar Avdyli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark