×
  • Lajme
  • Lajme

    Emërohen anëtarët e bordit të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive

    Insajderi
    14 September 2022 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u emëruan anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Kompania për Menaxhimin e Deponive, shkruan Insajderi.

    Kabineti qeveritar ka votuar që Avni Ramadani të jetë kryesues i kësaj ndërmarrje ndërsa Mirlinda Ahmeti, Zoge Spahiu, Lindita Toqi, Bashkim Pllana dhe Goran Llaziq, anëtar anëtarë të bordit.

    Kryeministri Albin Kurti në këtë mbledhje deklaroi se konkursin për drejtor të bordit të kësaj ndërmarrje kanë aplikuar mbi 100 persona.

    Në këtë mbledhje gjithashtu, janë miratuar edhe Projektligji për Prokurorinë Speciale, për Prokurorin e shtetit dhe ai për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë, dhe ai për themelimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark