×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria e Kosovës themelon Agjencinë për Siguri Kibernetike

    Insajderi
    14 September 2022 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Projektligji për Siguri Kibernetike, është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Përmes këtij projektligji themelohet Agjencia për Siguri Kibernetike, shkruan Insajderi.

    “Përmes këtij projektligji themelohet agjencia për siguri kibernetike. Kjo agjenci do te kontribuoj në rritjen e kapaciteteve më fushën e sigurisë kibernetike”, tha kryeministri Albin Kurti para kabinetit.

    Kujtojmë, se me sulme të mëdha kibernetike janë duke u përballur ditëve të fundit Institucionet e Kosovës, dhe një pjesë e mediave ne vend.

    Në këtë mbledhje gjithashtu, janë miratuar edhe Projektligji për Prokurorinë Speciale, për Prokurorin e shtetit dhe ai për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë.

    Më shumë nga mbledhja e qeverisë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark