×
  • Lajme
  • Insajderi

    Emërohet edhe bordi i kompanisë Hidroregjioni Jugor

    Insajderi
    10 August 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka emëruar anëtarët në bordeve të disa ndërmarrjeve publike.

    Qeveria votoi edhe për Bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, me kryesues, Feim Fetoshi, dhe anëtarë Mirlinda Morina, Naim Ukaj dhe Arben Hajrizi.

    Në këtë mbledhje u miratua vendimi për emërimin edhe të Bordit të kompanisë Ujitjes Radoniqi-Dukagjini.

    12 kandidat i janë rekomanduar Qeverisë, përderisa për kryesues u propozua Ilir Dula. Qeveria gjithashtu ka marrë vendim për emërimin e drejtorëve të kompanisë rajonale ujësjellësi “Bifurkacioni”.

    Për kryesues të Bordit u propozua Naim Rexhaj kryesues, Kujtesa Ahmeti për anëtare, edhe Kujtesa Ramadani për anëtare.

    Ndërsa në Bordin e Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”, kryesues i Bordit është emëruar Nol Dedaj.

    Dedaj, është një ekspert i fushës së komunikacionit dhe një ligjërues në kolegjin privat “UBT”.

    Ndërkaq, anëtarë të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike të hekurudhave janë emëruar: Astrit Mehaj, Drita Kadriu-Berisha, Blerina Shamolli, Rizah Spanca dhe Shaban Neziri.

    Mandati i të emëruarve në bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Trainkos”, zgjat tri vite.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark