×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Emrush Thaçi që hodhi akuza kundër Vedat Bajramit ishte arrestuar më 2013, dyshohej për mashtrim

    Insajderi
    20 October 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot producenti i njohur, Emrush Thaçi i njohur me emrin “Emra Com” ka denoncuar aktorin Vedat Bajrami. Thaçi tregoi që aktori Vedat Bajrami ka kërkuar ndihmë për financimin e projekteve dhe kishin rënë dakord për bashkëpunim.

    Vedat Bajrami u ofrua si një aktor i ri i cili e realizonte asokohe një kamerë te fshehtë ne një televizion, kërkoj ndihmë ne financimin e projekteve nga produksioni jonë dhe ne ram dakord për bashkëpunim dhe filloj puna për se mbari, nga fillimi i bashkëpunimit prej vitit 2004 e deri ne vitin 2011 janë financuar nga produksioni ynë “EmraCom” dhe të gjitha paratë Vedati i ka pranuar para se të fillonte projektet dhe te gjitha projektet posedojnë logon Emra Com me producent Emrush Thaçin”, tha ai për Indeksonline.

    Emrush Thaçi tha se aktori e kishte prerë në besë dyherë padrejtësisht.

    Në 2011 u ndërpre bashkëpunimi pa paralajmërim dhe pa ndonjë arsye. Në 2012 Vedati shkon në prokurori në mënyrë miqësore me një prokurore e cila sot është e suspenduar për korrupsion dhe dy policët qe tani janë te dënuar me burg për ryshfet, me bëjnë një akuzë te padrejtë, dhe nga 2012 deri sot në 2022 nuk është marr asnjë vendim nga gjykata. Më 13.05.2016 Vedat Bajrami deklaroi ne prokurori se tërheq çdo padi ndaj Emrush Thaqit dhe ne seancën e radhës qe është mbajt prap ne gjykatë Vedati prapë me akuzon për te njëjtën vepër. Kështu që 2 herë Vedati me preu ne besë padrejtësisht”, përfundoi ai.

    Por, pronari i Emra Com, i cili sot po akuzon aktorin kosovar, në vitin 2013 u arrestua nën dyshimin për mashtrim.

    Policia e Kosovës kishte arrestuar në korrik të 2013’së, pronarin e kompanisë “Emra Com”, Emrush Thaçi. Arrestimi i tij kishte ardhur pas padisë që ia kishin bërë atij, “Stupcat” në prokurori.

    Sipas tyre kompania “Emra Com” ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar produkte të “Stupcave”, të cilat i ka postuar në Youtube.

    Megjithatë, Emrush Thaçi ishte liruar nga paraburgimi pas një jave.

    Lirimi i tij kishte ardhur pas ankesës që kisht bërë mbrojtja e tij në Gjykatën e Apelit.

    Thaçi dyshohej se ka përfituar 100 mijë euro duke shkelur të drejtat autoriale të tre aktorëve komikë, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi, që në publik njihen si “Stupcat”. 

    Në vitin 2003 Stupcat kishin filluar të punonin me kompaninë Emra Com, që është produksion distributiv muzikor në pronësi të të dyshuarit Emrush Thaçi dhe merret kryesisht me përpunimin dhe shitjen e DVD-ve. 

    Sipas Stupcave, bashkëpunimi me Emra Com-in nënkuptonte përgatitjen dhe shitjen e DVD-ve me videot humoristike të tyre, por kompania nuk kishte të drejtë të postonte materialin e tyre online, në Youtube ose në rrjete të tjera sociale.

    Mosmarrëveshja në mes të Stupcave dhe Emra Com kishte filluar kur në Youtube janë paraqitur dy kanale për publikimin e skeçeve humoristike.

    Youtube, kur kishte parë që ekzistonin dy kanale që publikonin të njëjtin material, kishte dërguar dy vërejtje tek Stupcat Group, me ç’rast kërkonte që të caktohej se kush kishte të drejtat autoriale në Kosovë për materialet e tyre, kishte thënë producenti Agron Sokoli.

    Kujtojmë se, arrestimi i Emrush Thaçit ishte rasti i parë që institucionet e vendit u merrën me të pas hyrjes në fuqi të ligjit për të Drejtën e Autorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark