×
  • Showbiz
  • Show

    Enca reagon pas komenteve për partnerin: Më pak urrejtje, më shumë dashuri

    Insajderi
    10 July 2023 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas publikimit të imazheve, në të cilat Enca Haxhia shfaqej pranë partnerit të supozuar, ka pasur komente të ndryshme në rrjetet sociale.

    Këngëtarja aludohet të jetë në një romancë me terapistin e masazhit, afrikanin Mickey Neblett, i cili e ka shpërndarë një video në Instagram që ka nxitur reagime të ndryshme.

    Por, nuk ka munguar edhe postimi i Encës, e cila fillimisht e ka publikuar një fotografi të përbashkët me partnerin e aluduar në InstaStory, për të bërë më pas një reagim.

    “Pse i bardhë, pse i zi, pse i huaj, pse malok, pse plak, pse i ri, pse të pasur, pse të varfër…”.

    “Më pak urrejtje, më shumë dashuri. Ju premtoj se jeta është shumë e bukur kur jeton për veten”, ka shkruar këngëtarja.

    Tutje ajo ka shkruar: “Dhe do të bëhet edhe më e bukur kur ta dëgjoni ‘Albanian’ në bashkëpunim me…”, duke iu referuar këngës së re që është duke e sjellë.

    (Foto: Instagram/enca)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark