×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ende pa u bërë dy vite nga përurimi dëmtohen muret e QMF’së në Baicë të Drenasit

    Insajderi
    22 September 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anipse ende nuk janë bërë dy vite që nga përurimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Baicë të Drenasit, muret e këtij institucioni kanë filluar të dëmtohen, shkruan Insajderi.

    Në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit, në vitin 2020 është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare. Projekt ky i cili është paraparë të jetë dy vjeçar, ku vlera e Kontratës ka qenë 148 mije euro.

    QMF-ja në Baicë të Drenasit ka përfunduar punimet në dhjetor të vitit 2021. Por ende pa u bërë dy vite që nga përfundimi, muret e saj kanë filluar të dëmtohen.

    Sipas disa fotografive të publikuara nga doktori i QKMF-së në Drenas, Fahredin Shala, muret e QMF-së në Baicë kanë filluar të dëmtohen vetëm pas 1 viti e gjysmë.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Komunën e Drenasit, të cilët thanë se kanë kontaktuar Operatorin Ekonomik për ta riparuar, pasi që deri me 17 dhjetor të këtij viti ka garancion për sigurinë e kualitetit të punimeve.

    “Objekti nuk është i demoluar, vetëm se ne një pjese është krijuar vllagë dhe menjëherë është kontaktuar Operatori Ekonomik për te bere riparimin e gjendjes pasi qe ende ka garanci për sigurinë e kualitetit te punimeve deri me datën 17.12.2023. Menaxheri I kontratës dhe mbikeqyrësi kane kontaktuar Operatorin Ekonomik dhe kane kërkuar qe shumë shpejtë të sanohet gjendja”, thanë nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark