×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    ‘Era shtet mafioz’ – Haxhiu reagon pas arrestimit të Mujecit të VV’së

    Insajderi
    15 August 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas arrestimit të Besnik Mujecit .

    Haxhiu në rrjetin social ‘Facebook’ ka shkruar se beteja për transportin publik në Prishtinë ka lidhje me rastin sipas tij dhe implikon partinë VV, si pasojë.

    “Tani u dekonspirua beteja për postin e kryesuesit të asamblesë komunale në Prishtinë. Qëllimi paska qenë me kontrollu jo vetëm stacionin e autobusëve, por edhe transportin e drogës me autobusa.

    Më tej deputeti ironizoi edhe me kauzat dehe parullat e VV opozitare që janë propaganduar dhe tani po dëshmohen si të rrejshme.

    Asambleisti i VV-së duke bartë drogë si në bahçe të babës. Era “SHTET” mafioz. Kjo paska qenë kauza e vërtet e LVV e jo bashkimi kombëtar.Me drogë paskan mendu me bashku klanin e e mafiozave“, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark