×
  • Lajme
  • Insajderi

    ‘Erdhi Dita’ e rahatimit të anëtarëve të partisë – Kurti emëron në Bordin e Trepçës kandidatin e VV-së për asamble

    Insajderi
    02 February 2022 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka emëruar sot bordin e ri të ndërmarrjes Trepça. Ndonëse, Qeveria Kurti erdhi në pushtet me premtimin se do të kishte transparencë dhe meritokraci në çdo konkurs publik, kjo nuk po ndodhë tani.

    Në mesin e pesë personave që u emëruan sot në bordin e kësaj ndërmarrjes është edhe Bujar Bilalli, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamble Komunale në Mitrovicë, shkruan Insajderi.

    Bilalli u emërua sot nga kryeministri Kurti në pozitë e anëtarit të Bordit të ndërmarrjes Trepça.

    Bilalli kishte kandiduar për asamble komunale në Mitrovicë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2013-të. Bilalli atë kohë renditej me numrin 17 në listën e Vetëvendosjes në garën për Asamble dhe kishte marrë vetëm 81 vota.

    Përveç Bujar Bilallit në mbledhjen e sotme janë emëruar edhe Bahri Hyseni – kryesues, Ibrahim Krasniqi – anëtarë, Muharrem Peci – anëtarë dhe Xhevdet Tahiri – anëtarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark