×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan: Netanyahu si Hitleri

    Insajderi
    28 December 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan e krahasoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu me Hitlerin, për sulmin e ashpër që po kryen ushtria e vendit të tij në Rripin e Gazës.

    Po bën Netanjahu ndonjë gjë ndryshe nga Hitleri? Jo. Madje, ky ka mbështetje nga perëndimi. Të gjitha llojet e ndihmave i vijnë nga Amerika. Dhe me gjithë këtë mbështetje ç’bënë me 20 mijë gazanë? I vranë“, ka deklaruar Erdogan.

    Erdogan tha se qasja e Netanjahut ndaj banorëve të Rripit të Gazës është e njejtë me mënyrën si Hitleri i persekutoi hebrenjtë.

    Sipas tij, as Gjermania nuk mund të kritikojë veprimet e Izraelit, pasi ende mban mbi supe barrën e krimeve të Hitlerit.

    Presidenti turk e krahasoi edhe më herët Netanjahun me një tjetër figurë famëkeqe si Sllobodan Millosheviçi, i akuzuar për krime lufte në ish-Jugosllavi.

    Erdogan mbështet Hamasin dhe e konsideron atë si organizatë që synon çlirimin e territoreve të pushtuara palestineze.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark