×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Erdogan uron Kosovën: Marrja e komandës së KFOR-it tregues që Turqia i kushton rëndësi paqes në Kosovë

    Insajderi
    17 February 2024 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Ai ka thënë se marrja e komandës së misionit të NATO-s, KFOR, është treguar që Turqia i kushton rëndësi paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

    Në urimin që ia ka bërë Kosovës për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Erdogan është shprehur optimist se marrëdhëniet me Kosovën do të vazhdojnë të zhvillohen.

    “Kam besim të plotë se marrëdhëniet e shumëanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, të cilat e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen. Marrja e komandës së KFOR-it vitin e kaluar është tregues konkret i rëndësisë që i kushtojmë paqes dhe stabilitetit si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst”, thuhet ndër të tjera në urimin e Erdoganit.

    Erdogani gjithashtu e ka njoftuar presidenten Vjosa Osmani se do të jetë pjesë e Forumit Diplomatik të Antalisë që mbahet nga 1 deri më 3 mars.

    Turqia mori komandën e KFOR-it në tetor të vitit të kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark