×
  • Lajme
  • Lajme

    Erëra të fuqishme do të fryjnë edhe nesër, temperaturat në minus

    Insajderi
    04 February 2023 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Erërat e fuqishme në Kosovë do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së diel dhe të hënën, lajmëroi “Prishtina Weather”.

    Gjithashtu, siç lajmërohet më tej, do të ketë edhe rënie të temperaturave ku do të shënohet vlera negative edhe gjatë ditës.

    “4.02.2023, 22:40 – Erëra të fuqishme po frynë mbi vend, edhe siq kishim paralajmëruar.  Orëve të pasdites, një stuhi me breshnizë e borë solli goditje të erës edhe deri në 15.6m/s në Prishtinë, apo 56.6km/h, derisa tash orëve të vona u regjistruan goditje të erës edhe deri në 17.9m/s apo 64km/h.  Gjatë kalimit të frontit të ftohtë, pati edhe shkarkime rrufeshë, siq edhe ndëgjohet në xhirim bubullima në Prishtinë.  Erërat do të vazhdojnë të fryjnë të fuqishme edhe gjatë ditës së diel dhe hënë, por gradualisht duke humbur intenzitetin.  Nga nesër edhe temperaturat pësojnë rënie, dhe mbesin në vlera negative edhe gjatë ditës”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark