×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ervis Martinaj i ndarë në 6 copa”, Sali Berisha trondit me deklaratën e fundit

    Insajderi
    22 September 2022 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zhdukja e Ervis Martinaj, një nga personazhet me të rëndësishëm në Shqipëri sa i përket botës së krimit mbetet ende mister. As prokuroria dhe as policia nuk kanë dalë me një version zyrtar mbi fatin e tij. Më herët, kryeministri Rama tha se shumë shpejt do të dilet me një reagim nga organet e rendit mbi fatin e Martinajt, por deri më tani asgjë.

    Ndërkohë që ndodh kjo, ish-kryeministri Berisha e ka një version mbi shkaqet e zhdukjes së Martinajt, të cilat lidhen me lojërat e fatit dhe ndërhyrjen në këtë treg të personave që sipas tij kanë lidhje direkte me kryeministrin.

    Çfarë tha Berisha dje:

    “Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është. E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit. 

     Po kjo çfarë prokurorie është kjo që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama. Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor,” deklaroi Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark