×
  • Sport
  • Sport

    “Është e vetmja gjë për të cilën s’jam krenar”, Martinez i bie ‘pishman’: Bëra një budallallëk

    Insajderi
    23 February 2023 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Intervistë me ESPN për portierin e Aston Villa dhe Argjentinës Emiliano Martinez. Vëmendje e veçantë, natyrisht, ende për Kupën e Botës të fituar me Albiceleste.

    Bien në sy fjalët për gjestin e tij shumë të kontestuar në momentin e marrjes së çmimit për portierin më të mirë të turneut. “Ishte një budallallëk, por është e vetmja gjë që nuk jam krenar që kam bërë”, pranoi Emiliano Martinez duke treguar një pendim për atë gjest.

    Duke folur për fitoren ndaj Francës dhe më gjerë: “Mendoj se Di Maria ishte lojtari më vendimtar në finale. E bëri në Maracana në finalen e Copa America, në Wembley luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Italisë dhe në Kupën e Botës.

    Kishte një dëmtim ose gjithsesi kishte pak probleme, por gjithsesi ai luajti në finale dhe unë do t’i jem përjetësisht mirënjohës Angelito-s për mënyrën sesi luajti në një finale të Kupës së Botës”.

    Një koment edhe për të ardhmen e Messit: “I thashë pas ndeshjes: ‘Shpresoj që të mos jetë Botërori juaj i fundit’. Atij iu desh shumë kohë për të fituar tituj për ekipin kombëtar dhe tani kemi fituar tre finale radhazi, pse të mos vazhdojë të përpiqet të fitojë të tjerë?”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark