×
  • Sport
  • Sport

    “Është kundërshtari ynë kryesor për kualifikimin”/ Giresse fëet para përballje së nesërme kundër Rumanisë

    Insajderi
    15 June 2023 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese të qershorit me Rumaninë dhe Bjellorusinë.

    Rumania do jetë kundërshtari i parë i Kosovës, ku ‘Dardanët’ do të luajnë në ‘Fadil Vokrri’ me 16 qershor.

    Selektori, Alain Giresse gjatë konferencës për media tha se Kosova do të synojë fitoren në shtëpi ndaj Rumanisë.

    Nesër kemi ndeshje shumë të rëndësishme përballë Rumanisë. Është kundërshtari ynë kryesor për kualifikimin. Rumania ka gjashtë pikë dhe për ne është e rëndësishme të fitojmë për të qenë ende në garë për objektivin final.

    Lojtarët e janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe nuk duhet t’i vëmë nën presion. Duhet të kenë motivimin e duhur kur të futën në fushë dhe shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Giresse. /GazetaBlic Sport/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark