×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme / Kosovë

    “Është një këngë e tmerrshme”, ish-ministri i Shqipërisë kundër lëshimit të këngës “Çohu Adem”, në “Air Albania”

    Insajderi
    21 November 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-Ministri i Drejtësisë dhe juristi Ylli Manjani nga Shqipëria, ka kritikuar ashpër këngën “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës.

    Për shqiptarët kënga “Mora Fjalë” është shumë e dashur e sidomos kur ka ndeshje futbolli, por për ish ministrin, Manjani kjo këngë është e tmerrshme.

    “Po ajo është një këngë e tmerrshme, “Çohu Adem, palidhje, ska lidhje, zero”, është shprehur Manjani.

    “Por ama po ta thuash këtë publikisht, do të thotë që ti ke përdhosur historinë”, ka thënë Manjani.

    Më tutje ai ka kërkuar ti shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit

    “Mund të më shpegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit? Palidhje”, kështu ka qenë reagimi i tij.

    Rikujtojmë se Shkurte Fejza e këndoi këngën mora fjalë me 12 tetor të këtij viti në stadiumin ‘Air Albania’, derisa në Arenën Kombëtare pritej të zbarkonte Çekia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark