×
  • Sport
  • Sport

    ‘Është një ndjenjë e pabesueshme’; Marash Kumbulla tregon emocionet e golit në Ligën e Europës

    Insajderi
    10 March 2023 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, i dha skuadrës së tij një dorë të madhe të siguruar një fitore shumë të nevojshme në ndeshjen e parë të 1/8 finale të “Europa League”, ndaj Real Sociedad.

    Goli i qendërmbrojtësit tonë kuqezi erdhi vonë, në pjesën e dytë, por ishte i mjaftueshëm për ta ndihmuar Romën të mbante kontrollin e ndeshjes. Pas bilbilit të fundit, Kumbulla përshkroi ndjenjat e tij të festës përballë një “Curva Sud” të mbushur plot në “Stadio Olimpico”.

    “Është një ndjenjë e pabesueshme, – tha shqiptari për “Sky Sport”. – Gjithmonë ka qenë qëllimi im të shënoj para ‘Curva’. Unë kisha shënuar nën ‘Curva Nord’, por kjo është krejtësisht ndryshe.

    Shpresoj që goli im do të na ndihmojë në ndeshjen e kthimit. Sonte bëmë një paraqitje të mirë. Forca jonë në mbrojtje buron nga i gjithë ekipi. Nuk jemi vetëm ne mbrojtësit apo mesfushorët, por edhe sulmuesit na japin një dorë të madhe, si dhe tifozët.

    Është e pamundur të mos japësh gjithçka me këta tifozë që na mbështesin. Gjithmonë kam punuar shumë. Ky jam unë, përpiqem të jap gjithçka me forcat dhe dobësitë e mia. Sonte jam shumë i lumtur”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark