×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sefaj: Ministri i Financave është për keqardhje i jep detyra dikujt që është për shkollë fillore

    Insajderi
    01 February 2023 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë Ali Sefaj, ka pasur kritika të shumta për ministrin e Financave, Hekuran Murati, për mënyrën se si është llogaritur koeficienti për paga.

    Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se koeficienti është fyes për punëtorët e sektorit publik.

    “Kjo pyetja a je i kënaqur? më ngjason me atë terminologjinë në fatkeqësi kur thonë a u mërzite?. Ky koeficient i cili i është ofruar sektorit publik është fyese për sektorin publik në përgjithësi dhe veçmas për administratën dhe nuk e mbulon koston financiare të jetës i cili është rënduar si rezultat i inflacionit në tri vitet e fundit”, tha ai.

    Sefaj tutje goditi Muratin duke thënë se ai është për keqardhje.

    “Mbajtja fshehtas e vlerës së koeficientit e ka irrituar të gjithë sektorin publik. Qeverisë i është dashur gjatë. Ministri i financave është për keqardhje, vlerat e koeficientit i ka pasur me kohë por nuk ka ditur t’i llogarisë. Por ç’të bësh? Kur i jep detyra dikujt të profesorit, dikujt që është për shkollë fillore ose të mesme atëherë ky është rezultati”, shtoi ai.

    Sefaj qartësoi se këto komente ishin vetëm për Muratin.  

    “Definitivisht për ministrin e Financave Murati”, përfundoi ai

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark