×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Është rrenë, po bëjnë filma, unë kalova pa problem”, deputetja e LDK-së revoltohen me Hysenin i cili tha se u ndaluan nga policia serbe

    Insajderi
    27 February 2023 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka thënë se kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni po gënjen kur thotë se është ndalu nga autoritetet serbe në Luginën e Preshevës, përkatësisht tek Dheu i Bardhë. Ajo thotë se tri ditë më parë kaloi pa problem në atë pjesë, duke i respektuar procedurat, shkruan Insajderi.

    Bunjaku ka konfirmuar për Insajderin se me ftesë të kryetarëve Nagip Arifi i komunës së Bujanocit dhe kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi së bashku me disa këshilltarë komunal të LDK-së në Gjilan, kanë kryer pa probleme vizitën zyrtare.

    Sipas saj Hysenit i ka ardhë inat që ka shkuar para tij, derisa e ka cilësuar si “film” nga ana e VV-së ndalimin e Hysenit me drejtorit e Kadastrit e deputetin Aliu.

    Atyre iu ka ardhë inati që kam shku pardje unë atje, sepse kam pasur ftesë prej dy kryetarëve të komunave me vete i kam pasur edhe këshilltarët komunal, kam shku zyrtarisht, mi kanë verifiku dokumentet në stacion dhe na kanë liru. Edhe kah jemi shku edhe kah jemi kthy. Ata donë më bë filma se ata me filma jetojnë e donë me nejt në qeveri, me filma. Kjo është një rrenë, se me kauza të rrjeshme nuk nuk mundem me mbajtë pushtetin, a me fitu e kanë fitu”, ka thënë Bunjaku për Insajderi.  

    Deputetja e LDK-së ka thënë se për vizitën e saj ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme.

    Unë kam qenë në vizitë, në Bujanoc e Preshevë. Unë e kam lajmëru vizitën tek zyra ndërlidhëse tek Ministria e Punëve të Brendshme, procedurat të gjitha na kanë kry kanë vonu nja 20 minuta derisa na kanë verifikuar dokumentet dhe nuk kemi pasur asnjë problem”, ka thënë ajo.

    Për vizitën e Bunjakut në Bujanoc njoftim zyrtar është lëshuar edhe nga komuna.

    Ndërkohë, para pak çastesh kryetari Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pas ndalimit që iu bë sot tek pika kufitare Dheu i Bardhë nga policët serbë.

    Ai ka treguar se për Bujanoc ishin nisur për ngushëllime të familja e një të njohurit.

    Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllaut tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndaluam nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë“, ka thënë i pari i Gjilanit.

    Hyseni po ashtu ka treguar se kanë pritur rreth dy orë në pikën kufitare teka është shprehur se janë diskriminuar pa arsye.

    Theksojmë se kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu janë ndaluar sot te pika kufitare Dheu i Bardhë nga policët serbë. Ata ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark