×
  • Sport
  • Sport

    “Është tullac, nuk i pëlqen futbolli”/ Mourinho vjen me “deklaratën e vitit” për Guardiolan

    Insajderi
    26 January 2023 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jose Mourinho përveç se është një trajner tejet i suksesshëm, është i njohur edhe për deklaratat e tij bombastike dhe qesharake.

    Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një intervistë e Mourinhos në vitin 2014, në të cilën ai kishte folur për një zënkë që e kishte me trajnerin Pep Guardiola, raporton KosovaPress.

    Asokohe, Mourinho dhe Guardiola kishin pasur një argument për gjatësinë e barit në fushë, në forumin e trajnerëve të UEFA-s.

    Si pasojë e këtij argumenti, Mourinho e kishte quajtur Guardiolan tullac, si dhe kishte thënë se spanjollit nuk i pëlqen futbolli.

    “Kur ju kënaqeni me atë që bëni, juve nuk iu bien flokët, dhe Guardiola është tullac. Atij nuk i pëlqen futbolli”, kishte thënë Mourinho.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark