×
  • Lajme
  • Lajme

    “Eskalojnë” çmimet në Kosovë – Vaji shkon afër 3 euro litra, vezët 4.23 euro kompleti

    Insajderi
    12 August 2022 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngritja e çmimeve në Kosovë nuk ka të ndalur, sidomos tek produktet bazë.

    Sipas çmimores së Agjencisë së Statistikave të Kosovë (ASK), ngritje e çmimeve është vërejtur sidomos tek vezët dhe vaji.

    Një litër vaj ushqimor luledielli ka arritur në 2.93 euro, prej 2,89 euro sa ka qenë javën e kaluar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndërsa, kompleti i vezëve sot ka arritur në një çmim prej 4,26 euro, derisa javën e kaluar ka qenë 4,09 euro.

    Qeveria e Kosovës tashmë e ka nxjerrë një rezolutë për të ‘rregulluar’ rritjen e çmimeve tek produktet bazë, mirëpo e njëjta ende nuk ka dhënë rezultate konkrete.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark