×
  • Sport
  • Sport

    Etrit Berisha: Ambiciet gjithmonë kanë qenë që të kualifikohemi, rrugëtimi evropian vetëm sa ka filluar

    Insajderi
    17 November 2023 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Portieri, Etrit Berisha ka thënë se rrugëtimi i Kombëtares së Shqipërisë drejt kampionatit evropian vetëm sa ka filluar.

    Pas ndeshjes me Moldavinë, në një prononcim para gazetarëve ai ka thënë se gjithmonë ambiciet e Kombëtares së Shqipërisë kanë qenë që të kualifikohen.

    “Gjithmonë ambiciet tona kanë që të kualifikohemi. E kemi pasur një grup fantastik. Rrugëtimi vetëm sa ka filluar dhe duhet të mendojmë tani për evropianin”, ka thënë portier.

    “I pari ishte më i vështirë sepse kishim disa ekipe shumë të vështira dhe për të shënuar gol ishte shumë më e mundimshme. Kurse tani ishte më e lehtë dhe më e thjeshtë”, ka shtuar tutje Etrit Berisha.

    Kombëtares shqiptare i mjaftoi një barazim 1:1 me Moldavinë, për të siguruar vendin në mesin e 24 kombëtareve më të mira në Evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark