×
  • Sport
  • Sport

    Etrit Berisha për ndeshjen ndaj Moldavisë: Shkojmë për fitore

    Insajderi
    14 November 2023 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasditen e së premtes, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të zbresin në “Zimbru Stadium” të Çisinaut, ku do të përballen me Moldavinë vendase në 1 nga 2 finalet e fundit, të fazës kualifikuese të Kampioantit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku vetëm 1 pikë mjafton për të siguruar një biletë drejt fazës finale të kompeticionit.

    Këtë të martë, në konferencën për shtyp, së bashku me anësorin e mbrojtjes së Kombëtares, Elseid Hysaj ishte i pranishëm edhe “gardiani” i portës sonë, Etrit Berisha, i cili u shpreh se të gjithë janë të fokusuar te përballja ndaj Moldavisë dhe se shkojnë në Çisinau për fitore.

    Më tej, shtatlarti i portës shqiptare foli nga grumbullimi me ekipin “kuqezi” edhe për transferimin e kësaj vere brenda Serie A, teksa tha se tek Empoli u transferua për të gjetur formën më të mirë dhe që të ishte i gatshëm për Kombëtaren.

    Forma e mirë ndaj Napolit, mendoni se do jeni zgjedhja e parë e Sylvinho?
    Ne jemi në një moment shumë delikat, jemi shumë të fokusuar në këto ndeshje. Forma ime ka qenë një nga arsyet pse kam shkuar te Empoli sepse doja të isha i gatshëm dhe në formë shumë të mirë dhe kjo po ndodh për fat të mirë, ndërsa pjesa tjetër i takon trajnerit.

    A mund të bësh të njëjtën ndeshje si me Napolin edhe ndaj Moldavisë?
    Atë ndeshje e kam harruar tani dhe jam i fokusuar te ndeshjet që kemi me Moldavinë. Jemi entuziastë, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Me gjithë respektin që kemi për ta, duhet të shkojmë atje për fitore.

    Euforia?
    Jo nuk kemi eufori, por entuziazëm dhe duhet të vazhdojmë kështu, pasi është e vështirë të kesh entuziazëm. Na ka ndodhur më herët të ishim në vështirësi dhe kemi derdhur shumë djersë që të arrinim këtu. Duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe nëse do të kemi mundësi të kualifikohemi në Evropian, duhet të bëjmë gjëra më të mira seç kemi bërë deri tani.

    Moldavia?
    Mundohem ta kuptoj situatën e Moldavisë, të kesh përballë një skuadër siç jemi ne është e vështirë. Çdo ekip me të cilin jemi përballur e kemi vënë në vështirësi, do të bëjmë të njëjtën gjë me Moldavinë. Megjithatë ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe ndonëse favorit në letër jemi ne, duhet të bëjmë maksimumin. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ndaj Ishujve Faroe edhe ndaj tyre duhet të luajmë për fitore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark