×
  • Lajme
  • Insajderi

    Faktet që dëshmojnë se Drejtori i Policisë u intervistua për rastin e ndërlidhur me 400 kg drogë

    Insajderi
    25 November 2021 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përmes një komunikatë sqaruese për media, Inspektoriati Policorë i Kosovës mes rreshtave është munduar të fsheh se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës është intervistuar si deshmitar që lidhet në mënyrë indirekte me rastin e kapjes së afro 400 kilogramë kokainë në Lipjan në maj të këtij viti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Mira Avdimetaj

    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti është ftuar për intervistë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin ku një prej vartësve të tij është i dyshuar për veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

    Nga një hulumtim i Gazetës Insajderi del se nga raportimet e më hershme të IPK-së me datën 20 shtator (sic i referohen në komunikatë), është rekomanduar suspendimi i nënkolonelit Arbresh Ajvazi, për të cilin në komunikatën zyrtare të IPK thuhet se është i dyshuar se ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

    “Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare””, thuhet në komunikatën e 20 shtatorit.

    Nënkoloneli i suspenduar është Arbnesh Ajvazi, drejtor i Divizionit të rendit publik në Komandën Kryesore në Policinë e Kosovës.

    Koha raporti se Arbnesh Ajhvazi ra në përgjime në aksionin ku u kapën afro 400 kilogramë kokainë në Lipjan në maj të këtij viti. Ajvazi kishte rënë në përgjime, duke folur me transportuesin e 400 kg drogë për një rast tjetër, ku gjatë bisedës kanë përmendur emrin e drejtorit.

    E ky lajm nuk është demantuar nga Policia e Kosovës, gjë që nënkupton se drejtori i Policisë së Kosovës është intervistuar si deshmitar në lidhje  me rastin e kapjes së 400 kg drogë

    Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka dal me një komunikatë ku ka sqaruar se Drejtori i policisë  nuk është intervistuar për rrastin e konfiskimit të substancave narkotike por për një rast tjetër.

    “IPK konfirmon se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti është ftuar për intervistë bazuar në mandatin ligjor të IPK-së. z.Mehmeti është intervistuar nga hetuesit e IPK-së në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin ku një prej vartësve të tij është i dyshuar për veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”. (Lidhur me rastin e njëjtë IPK ka pasur edhe një komunikatë për medie më 20 shtator 2021 që do të gjeni si më poshtë). Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit IPK njofton se intervistimi i tij nuk ka ndërlidhje me rastin e konfiskimit të substancës së dyshuar narkotike të cilin rast është duke e hetuar vet Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatë./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark