×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Falja e tatimit në pronë” – përplas ministrin Murati me AKK-në

    Insajderi
    03 February 2023 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Falja 100 eurove të tatimit në pronë ka përplasur Ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe Asociacionin e Komunave  të Kosovës. Sot, Murati është demantuar nga kabineti i tij lidhur me propozimin që t’i falen deri në 100 euro të tatimit në pronë për vitin 2023. Një një shkresë zyrtare të dikasterit të Muratit siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet e ministria nuk autorizon komunën për faljen e pagesës së tatimit në pronë.

    Pas kësaj ka reaguar vet ministri. Ai pretendon se ajo çka ai ka deklaruar është në përputhje me Departamentin Ligjor të MFPT-së. Deklaroi se në Ligjin e Ri do të përfshijë dispozitën e faljes së faturës së tatimit deri në 100 euro për vitin 2023.

    Një kërkesë sqarimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës i ishte dërguar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në adresën e Muratit.

    Në njoftim theksohet se dilemat e kryetarëve të komunave lidhur me ligjshmërinë e këtij propozimi, për atë se a është apo jo përgjegjësi e nivelit lokal çështja e “faljes së tatimit në pronë”

    “Dilemat e shprehura nga Kryetarët e Komunave rreth ligjshmërisë së këtij propozimi të Ministrit te Financave z.Murati, presim t’i japë zgjidhje ky opinion sqarues që e presim nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës. Duke qenë se në opinion ka dilema ligjore për atë se a është apo jo përgjegjësi e nivelit lokal çështja e “faljes së tatimit në pronë”, presim që këto dilema t’i qartësojë Opinioni ligjor nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës si institucion kompetent”, thuhej në njoftim.

    Falja e pagesës së tatimit në pronë është e paligjshme

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar një shkresë nga një komunë e Kosovës ku hidhet poshtë mundësia e faljes së tatimit.

    Sipas Bajramit, ministria e demanton ministrin dhe kjo sipas saj tregon se kjo Qeveri është Qeveri e praktikantëve.

    Komunat nuk kanë të drejtë të falin tatime, propozimin e Muratit e hedhë poshtë ministria e tij. Çdo ditë po e dëshmojnë se janë Qeveri praktikantësh. Shihni shkresën e Ministrisë së Financave drejtuar një kryetari të komunës” shkruan Bajrami në reagim

    Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) përmes ka thënë se komunat nuk e kanë rritur normën tatimore, por sipas tyre, është bërë rivlerësimi i pronave nga Ministria e Financave dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar në çmimet e tregut.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark