×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja Jashari harrohet nga Thaçi dhe Veseli – nuk e vizitojnë për 17 shkurt

    Insajderi
    20 February 2017 - 09:37

    Në historinë e shkurtër 9-vjeçare të shtetit të pavarur të Kosovës nuk ka ndodhur deri më tani që një president apo një kryeparlamentar mos vizitoj varrin e Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

    Këtë vit nuk u panë në Prekaz as Thaçi e as Veseli.

    “U përpoq t’i nxjerrë me fytyrë Isa Mustafa”, tha një banor i Prekazit.

    Drenicasit vlerësuan vizitën e kryeministrit, i cili ishte i vetmi nga krerët e shtetit të Kosovës që nderoi Jasharët dhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, në 9-vjetorin e shtetit të pavarur të Kosovës.

    Sipas tyre, Mustafa edhe kishte marrë detyrën që të vijë në Prekaz, “sa për të mos u bërë gazi i botës” dhe për të mos thënë dhe për të mos e vërtetuar atë që tashmë një kohë të gjatë flitet, se shteti ua ka kthyer shpinën Jasharëve, shkruan zëri.

    Ata edhe mund të arsyetohen se kanë pasur angazhime shtetërore, për shembull Thaçit i është dashur të shkojë në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën për Siguri, por praktikat e deritashme kanë treguar se secili politikan kosovar, në këso rastesh, nuk ka marrë udhë askund dhe për asgjë, pa shkuar një herë në Prekaz, siç shprehen banorët, “për të marrë fuqi dhe energji për të punuar në ndërtimin e shtetit”./Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 February 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark