×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë e pëlqen statusin e aktivistit të VV-së

    Insajderi
    14 April 2023 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi është shumë i zëshëm në rrjetet sociale.

    Pavarësisht se Azemi ka numër mesatar të pëlqimeve në statuset e tij, së fundmi njëri nga institucionet më të rëndësishme të vendit u pajtua me atë çka shkroi Azemi.

    Bëhet fjalë për Ministrinë e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Arben Vitia, dikur edhe kandidat për kryetar të Prishtinës nga VV-ja, e ka pëlqyer statusin z. Azemit, i cili ka shkroi rreth rastit të sulmit fizik ndaj gazetari Valon Syla.

    Faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë ia pëlqeu edhe statusin në lidhje me dhunën ndaj Sylës, ku Azemi tregoi edhe rastin e sulmit të tij, që thotë si është bërë nga truprojat e Memli Krasniqit, tash kryetar i PDK-së, në vitin 2015, raporton Nacionale.

    Ky raport duke se është reciprok pasi që edhe Azemi në disa raste ka shpërndarë postimet e MSh-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark