×
Insajderi / Insajderi

“Fat i tmerrshëm për Kosovën që përfaqësohet nga ju” – Çështja e të pagjeturve përplas Bislimin dhe Selmanajn

Insajderi
04 May 2023 - 11:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ka reaguar deputëtëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për termin “persona të zhdukur më dhunë”, term ky i përmendur në marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë.

Bislimi ka thënë se deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj kishte deklaruar se çështja e të pagjeturve është konsumuar.

Sipas tij, edhe ish-kryeministri, Avdullah Hoti nuk e kishte prioritet këtë çështje në dialogun me Serbinë.

“Sa i përket deklaratës për personat e zhdukur me forcë deklarata e dakorduar në Bruksel nga ish kryeministri hoti i ka pas 7 fjali. Titullin e ka “missing persons”, këtu thuhet se me këtë çështje do të merremi një vit pasi ta kemi marrëveshjen finale me Serbinë. Deklarata që ne kemi dakorduar në takimin e fundit në Bruksel e ka titullin e kryeministrit Kurti.  Më tregoni se në cilën marrëveshje na iu është referuar Serbia me këtë term. Persona të zhdukur me dhunë- është mirë me identifiku vetëm një fjali këtu personat e zhdukur nuk janë kategori e re është iditotësi të thuhet se po barazohen krimet”, ka deklaruar Bislimi, raporton Insajderi.

Në replikë, Selmanaj i nervozuar e tha se është “fat i tmerrshëm për Kosovën që përfaqësohet nga Besnik Bislimi”.

“Tema e të pagjeturëve është fakt historik ka qenë top prioritet i qeverisë Hoti. Ne kemi thënë se nuk ka asnjë marrëveshje tjetër pa marrëveshje për njohjen reciproke. Nuk është ai dokument që ju po i referoheni. Kurrë në jetën time nuk kam thënë se çështja e të pagjeturve është konsumuar. Ju dikush që dyshoni në gjakun tuaj nuk ju kam faj unë”, theksoi deputeti i LDK’së. / Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark