×
  • Lajme
  • Lajme

    Faton Peci zgjidhet kryetar i degës së Guxo në Mitrovicë

    Insajderi
    28 May 2022 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Guxo ka mbajtur sot Kuvendin e parë zgjedhor në Mitrovicë, ku kryetar i degës në këtë qytet është zgjedhur Faton Peci.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë Peci përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera ka njoftuar se 296 delegatë votuan pro ndërsa një abstenoi.

    Peci ka falënderuar delegatët pjesëmarrës, derisa ka shtuar se bashkë me ta do të vazhdojë guximshëm betejën për Mitrovicën.

    Postimi i tij i plotë:

    Sot kurorëzuam me sukses Kuvendin e parë zgjedhor të Partisë Guxo në Mitrovicë. I falënderoj përzemërsisht 296 delegatët që votuan pro dhe njërin që abstenoi. Besimin që mora nga ju do ta kthej në guxim për veprim kurdo e kudo. Unë jam vetëm njëri nga ju, por bashkë do të mund ta ndërtojmë një platformë politike që i duhet Mitrovicës. Do të jemi konkurrentë serioz në skenën politike në Mitrovicë dhe nuk do të kursejmë asgjë që qytetit tonë t’ia kthejmë borxhin së bashku me reputacionin.

    Në qytetin e minatorëve guximi është skalitur qëmoti. Unë bashkë me ju do ta vazhdojmë guximshëm betejën për Mitrovicën që e duam!

    Na priftë e mbara!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark