×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Faturën e ke paguar më 1999” – flet mjeku e veterani që u lirua nga pagesa e kontrollës mjekësore

    Insajderi
    24 June 2022 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pagësen e shërbimit të sotëm e ke bërë më 1999. Çkado që të kesh nevojë, je i mirëseardhur tek ne”, ishin fjalët në faturën e mjekut që ia dha veteranit të UÇK-së.

    Ky veprim i farmacistit Burim Jashari nga Podujeva, djali i një ish-luftëtari ndaj veteranit  Xhevdet Qeriqit u mirëprit nga Qeriqi e u vlerësua shumë nga qytetarët.

    Jashari thotë se këtë gjest e bëri pa e njohur veteranin, duke qenë djali i një veterani e kupton mirë kontributin e tyre.

    Ky nuk ishte rasti i parë i Jasharit që liroi një veteran nga pagesa. Ai thotë se ka pasur edhe raste  të tjera kur kishte vepruar njësoj.

    E ky gjest e kishte emocionuar shumë edhe vetë ushtarin e UÇK-së, Xhevdet Qeriqi. Ai thotë se vëshitrë i kishin mbajt lotët me bashkëshorten e tij pas këtij gjesti.

    Pavarësisht mbulimit të shërbimit, veterani u shpreh shumë i emocionuar duke treguar se kontributi i tij po vleresohet së paku nga bamirësit.

    Mjeku e veterani u shprehën të gatshëm për çfardo kontributi për vendin e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark