×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    “Faza e mjaltit” në një marrëdhënie zgjat 6 muaj, deri në 2 vite

    Insajderi
    22 August 2023 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faza e “muajit të mjaltit” në çift mund të zgjasë nga gjashtë muaj deri në dy vjet. Zakonisht përkufizohet si periudha që një marrëdhënie është e mbushur me netë takimesh, intimitet dhe shumë argëtim e të qeshura. Pritet që me kalimin e kohës, çifti të bjerë në modele dhe zakone të njohura dhe të humbasë shkëndijën fillestare.

    Megjithëse kjo mund të ndodhë, s’do të thotë që s’ka më dashuri! Mirëpo, si t’ia bëjmë që “faza e mjaltit” të zgjasë?

    Dhurojini njëri-tjetrit sa më shumë përqafime

    Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i New York-u, përqafimi çliron hormone të lumturisë si endorfina dhe serotonina dhe janë një tregues i fortë i një marrëdhënieje të lumtur dhe të shëndetshme.

    Për ata, gjuha e dashurisë së të cilëve është prekja fizike, përkëdheljet ose forma të tjera të intimitetit fizik janë gjithashtu mënyra për të ndjerë dhe treguar dashuri ndaj partnerit të tyre. Merrni pak kohë në fund të ditës për t’u çlodhur në një batanije dhe për të qenë me partnerin tuaj.

    Flirtoni

    Flirtimi mund të nënkuptojë dërgimin e mesazheve të lezetshme në mes të një dite pune ose lënien e shënimeve në pasqyrë përpara se personi të zgjohet, ose çdo gjë tjetër që do t’i bëjë të buzëqeshë. Këto gjeste të vogla me siguri do t’ju bëjnë ju dhe partnerin tuaj të ndiheni të lumtur.

    Planifikoni takime

    Njerëzit shpesh e nënvlerësojnë rëndësinë e netëve të rregullta të takimeve. Në fazën e muajit të mjaltit, ne presim me padurim takime javore dhe surpriza. Pra, pse jo më pas? Netët e takimeve janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të kaluar kohë cilësore me njëri-tjetrin, për të provuar aktivitete të reja së bashku dhe për t’u kënaqur me bisedat nga më të ndryshmet.

    Praktikoni mirënjohje

    Të jesh në gjendje të ndash dashurinë, të qeshurën dhe rehatinë me partnerin është diçka për të cilën duhet të jesh mirënjohës. Praktikimi i mirënjohjes ndaj njëri-tjetrit jo vetëm që do t’ju bëjë të ndiheni më të dashur dhe më të afërt, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të rriteni së bashku gjatë jetës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark