×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    FBI konfirmon hetimet për lidhjen mes Rusisë dhe kampanjës së Donald Trump

    Insajderi
    20 March 2017 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i FBI-së, James Comey, ka konfirmuar për herë të parë se byroja amerikane po heton ndërhyrjet e pretenduara ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.

    Kjo përfshin edhe marrëveshjet e mundshme, të fshehta, mes Moskës dhe kampanjës së Trumpit, shkruan Deutsche Welle.

    James Comey e bëri këtë deklaratë të hënën në një seancë dëgjimore në Komitetin për Inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve, duke thënë se hetimet e agjencisë do përfshijnë “natyrën e çfarëdo lidhje mes njerëzve të përfshirë në kampanjën e Trumpit dhe qeverinë ruse”.

    Comey u tha panelit që ka marrë këtë hap të jashtëzakonshëm duke konfirmuar këtë hetim, kjo për shkak të interesimit enorm të publikut në këtë rast.

    “Pasi që është një hulumtim i hapur dhe në vazhdim, dhe është i klasifikuar, nuk mund të them asgjë më shumë për atë që jemi duke bërë dhe sjelljen e kujt jemi duke e hetuar,” shtoi Comey.

    Comey tregoi që FBI është duke hulumtuar edhe pretendimet kontroverse të Trumpit lidhje me përgjimet nga Obama.

    “Nuk kemi ndonjë informacion që mbështet pretendimet e tij,” tha ai./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark