×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fëmijët rrezikojnë të bien në kanal të ujit”, 5 muaj pas vërshimeve autoritet “dështojnë” në mbajtjen e premtimeve

    Insajderi
    07 December 2023 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shumë hapësira publike e shtëpi banimi në Pejë janë dëmtuar nga vërshimet e 24 qeshorit.

    Në ditë e para pas kësaj fatkeqësie, që kishte shkaktuar edhe humbje të jetëve të njerëzve, u dhanë premtime të shumta për sanim të dëmeve materiale.

    Por ndonëse janë bërë pothuajse 6 muaj, rruga “Asllan Çeshme” është në gjendje të mjerueshme.

    Një qytetar i kësaj zone ka raportuar në redaksinë e Insajderit për këtë problematikë.

    “U bënë 6 muaj dhe shumë pak kanë punu. Me vështirësi të madhe ecin veturat andej. Po ashtu edhe në këmbë vështirë të kalohet. Fëmijët që shkojnë në shkollë është rrezik se mund të bien në kanal të ujit”, ka deklaruar qytetari, i cili ka dashur mos i publikohet identiteti.

    Në vijim gjeni pamje të rrugës në fjalë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark