Pasi ta lexoni këtë studim, ndoshta do t’iu shuhet dëshira për të lindur shumë fëmijë.
Kjo sepse në një studim mbi 500 njerëz i kanë gjykuar fotografitë e grave post-menopauzës, dhe ka zbuluar se ato me familje më të vogla dukeshin më atraktive, transmeton Telegrafi.
Gratë ishin ndarë në tri kategori, varësisht nga numri i fëmijëve që i kishin pasur: Gratë me 1-2 fëmijë; gratë me 4-5 fëmijë; dhe gratë me 7-9 fëmijë.
Ato të cilat i kishin lindur 7-9 fëmijë ishin gjykuar si më pak joshëse, më të vjetra në moshë dhe si më pak të shëndetshme.
“Ne, pas analizave dhe eksperimenteve, kemi parë se gratë të cilat e kanë kryer fazën e menopauzës dhe kanë pak fëmijë, duken më joshëse, më të reja dhe më të shëndetshme se gratë të cilat kanë shumë fëmijë”, kanë shkruar autorët.
Ky studim e mbështet edhe një studim të vitit të kaluar nga Universiteti Yale, i cili kishte sugjeruar se shtatzënia e shpejton plakjen.