×
  • Sport
  • Sport

    FFK gjobit me një shumë “modeste” Tahir Batatinën, kjo është arsyeja

    Insajderi
    23 November 2022 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vendosur që kryetrajnerin e Llapit, Tahir Batatinën ta dënojë me gjobë prej 200 euro. 

    Batatina kishte akuzuar gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së pas përfundimit të ndeshjes ndaj Gjilanit.

    Llapi u mposht 0-1 në javën e 17-të nga Gjilani, ndërsa Batatina pas ndeshjes akuzoi gjyqtarin se ai i mohoi ekipit të tij disa penallti.

    Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:

    Kryetrajneri i FC ”Llapi” , Tahir Batatina nr ID 001144M77. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Gjilani , akuzoj gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark