×
  • Sport
  • Sport

    FFK me njoftim të rëndësishëm për ata që kanë bileta – çfarë duhet të bëjnë para ndeshjes

    Insajderi
    20 November 2018 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të gjithë ata që janë të pajisur me biletë rreth procedurave para ndeshjes në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

    Kosova sot e zhvillon takimin e fundit të saj në grup në Ligën e Kombeve, kundër Azerbajxhanit me fillim nga ora 20:45, raporton Insporti

    Dyert e stadiumit për këtë ndeshje, ashtu si edhe në ndeshjet e kaluara do të hapen në orën 18:00.

    Më poshtë keni njoftimin e FFK-së lidhur me tifozët që janë pajisur me bileta:

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që janë pajisur me biletën online të ndeshjes Kosova – Azerbajxhani, se janë të obliguar që atë ta printojnë-shtypin (nuk ka rëndësi bardhezi apo me ngjyra, por printimi duhet të jetë i pastër).

    Emri dhe mbiemri në biletë duhet të përputhet me të dhënat personale në letërnjoftim apo ndonjë dokument tjetër identifikimi (me fotografi) nga personi që hyn në stadium.

    Çdo mbajtës i biletës duhet të ketë me vete një dokument identifikimi. Për fëmijët nën moshën 16-vjeçare kërkohet prania e prindit apo kujdestarit përkatës, i cili duhet të jetë mbi moshën 18-vjeçe.

    Gjatë hyrjes në stadium stafi përgjegjës për siguri mund të kërkojë nga shikuesit që të tregojnë një dokument identifikimi me qëllim të validitetit të biletës.

    Nëse bileta është e dëmtuar hyrja në stadium nuk është e mundur.

    Kini kujdes, mos e shpërndani biletën me barkod të dukshëm sepse rrezikoni që bileta juaj të përdoret nga persona të tjerë dhe më këtë rast hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur.

    Me biletë hyrja në stadium i lejohet vetëm mbajtësit të saj dhe për një hyrje të vetme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark