×
  • Showbiz
  • Show

    Fifi publikon një video nga dita kur lindi djalin e saj: Nuk dua të tregoj sa e vështirë ishte

    Insajderi
    30 April 2023 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Filloreta Raçi – Fifi u bë nënë për herë të parë ditën e martë (25 prill).

    Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni shqiptar, Adis Patushi, kanë mirëpritur një djalë që e pagëzuan me emrin Theo Mal.

    E së fundmi ajo ka publikuar në TiKTok një video të shkurtër të ditës kur erdhi në jetë djali i saj.

    Foto: TikTok

    Videon e ka kompletuar me disa momente të rëndësishme, duke e përshkruar tërësisht situatën që kaloi.

    Foto: TikTok

    Shkrimi i plotë i Fifit:

    “Një video e shkurtër e ditës që erdhi në jetë im bir

    Nuk po e kuptoja çfarë po ndodh me trupin tim e as me bebin kur filluan kontraksionet deri ia dëgjova rrahjet në monitor…kisha frikë.

    Dhe nuk dua të tregoj përjetimin se sa e vështirë ishte. Thjesht dua të falënderoj Zotin që ndihmojë ta sillja në jetë melaqen.

    Momenti që e kisha në krahë. Momenti më i bukur në jetë. Bekim.

    Faleminderit dhe ty. Faleminderit shpirt që më bëre të përjetoj ndjenjën më të shtrenjtë në botë.

    Tani e kuptoj sa të bekuara qenkan nënat”

    @fifi.fr 👼🏻💙 #baby #theo #son #mother ♬ You Are The Reason – Calum Scott

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark