×
  • Showbiz
  • Show

    Fifit po i bën mirë dalja nga Big Brother, shfaqet e lumtur nga Turqia

    Insajderi
    05 December 2021 - 09:37
    fifi big brother diell
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kantautorja e njohur shqiptare Filloreta Raçi – FIfi, ka qenë një prej personazheve më të përfolur të Big Brother VIP.

    Ajo hoqi dorë nga qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke shprehur kështu dëshirën për të qëndruar e lirë dhe me njerëzit e saj më të dashur.

    Pas largimit nag spektakli, Fifi vendosi që bashkë me disa nga miqtë e saj më të mirë të niset për në Stamboll të Turqisë.

    Me të shkuar atje, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe, duke treguar momentet e këndshme që po shijon atje.

    Të shtunën, ajo vendosi që të publikojë për fansat e saj një fotografi, ku shihej në një moment lumturie duke qeshur me të madhe.

    Këngëtarja e hitit “Psikopatja jote” duket se mbante në dorë një arrë kokosi, ndërsa i buzëqeshte kamerës që po e fotografonte.

    Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, FIfi i ka pasur të shumta momentet kur është shprehur emocionalisht e dobët dhe agresive, për çka edhe është kritikuar herë pas here. /Telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark