Fight Club Prishtina shënoj sukses të mirë në garën e kick boksit të organizuar në qytetin e Gjirokastrës vikendin e kaluar.
Në këtë gare të Kick Boksit morën pjese garues të vendeve të rajonit e shumë nga ta ishin edhe nga Kosova.
Fight Club Prishtina në këtë gare u përfaqësua nga katër garues ku tre nga ta u kthyen me fitore.
Fight Club Prishtina në këtë garë e përfaqësuan Gent Hyseni, Ermal Ademaj, Bekim Popova dhe Drilion Ismaili.
Ndeshjet vijuan:
Gent Hyseni (Fight Club Prishtina) Vs Florian Ganaj (Fight Club Vlora) – Florian Ganaj fitues
Ermal Ademaj (Fight Club Prishtina) vs Ardit Vrapi (Apolonia) – Ermal Ademaj fitues
Bekim Popova (Fight Club Prishtina) vs Drilon Gjinaj (Titansgym) – Bekim Popova fitues
Drilon Ismaili (Fight Club Prishtina) vs Eri Camo (Titansgym) – Drilon Ismaili fitues
Fight Club Prishtina është klub i Kick Boksit i themeluar nga ish-Kick boksieri Gasper Kaçinari me palestër në qytetin e Prishtinës, e përveç fokusit në garuese ka natarë të shumtë që stërviten për qëllime të tjera.