Komisioni Qendror i Zgjedhje ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve të sotshme. Vetëvendosje prin e para me 40% të votave, e dyta vjen LPDK me 19% të votave dhe LPDK e treta 13.95% të votave.
Rezultatet e para mund t’i shihni këtu.
Kujtojmë se KQZ-ja pak më parë ka konfirmuar se mbi 46 për qind e votuesve kanë dalë në zgjedhje.
Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan që të votojnë edhe pas orës 19:00.
Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.
Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet.
Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.
Në këto zgjedhjet është thënë se do të lejohet votimi vetëm me dokumente të Kosovës. KQZ-ja po ashtu ka lejuar të votojnë edhe qytetarët, të cilët kanë pasur letërnjoftim me afat të skaduar.