×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Finlanda mbyll kufirin me Rusinë

    Insajderi
    04 April 2024 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kufiri i Finlandës me Rusinë do të mbetet i mbyllur për një kohë të pacaktuar.

    Vendkalimet do të qëndrojnë të mbyllura përtej 15 prillit, njoftoi qeveria finlandeze të enjten.

    Derisa, edhe kalimet detare në ishullin Haapasaari, Portin Nuijamaa dhe ishullin Santio do të mbyllen për shëtitjet me varkë rekreative nga 15 Prilli.

    Finlanda, e cila kufizohet me Rusinë në lindje për më shumë se 1300 kilometra, e kishte mbyllur gradualisht kufirin në nëntor.

    Autoritetet finlandeze akuzojnë Moskën për sjelljen e qëllimshme të azilkërkuesve pa dokumente në vendkalimet për të shkaktuar probleme për vendin e BE-së dhe NATO-s.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark