×
  • Sport
  • Sport

    “Fitorja na bën që ta ëndërrojmë Evropën”/ Dallku i kënaqur me fitoren ndaj Malishevës

    Insajderi
    06 May 2023 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fitore shumë të mundimshme e ka vlerësuar triumfin e Dukagjinit ndaj Malishevës trajneri i klinasve, Armend Dallku.

    Dallku vlerësoi pas ndeshjes se Malisheva kishte udhëtuar në Klinë për t’u mbrojtur.

    “Kundërshtari nuk pati asgjë nga loja. Ne kishim raste dhe ishim të kujdesshëm. Hyra ‘all-in’ dhe mundi u shpërblye. Pavarësisht se goli erdhi në fund, është shumë i vlefshëm sepse janë tri pikë. Ne kemi bërë më të mirën në çdo ndeshje.

    Kishim të bënim me kundërshtar të vështirë që është stabilizuar kushtimisht në tabelë dhe kishte ardhur të mbrohej. Ne iu qasëm lojës mirë. Fitorja na bën që ta ëndërrojmë Evropën. Tani duhet të shohim se si janë lojtarët në aspektin fizik për shkak të lëndimeve dhe do të vazhdojmë tutje”, tha Dallku pas ndeshjes. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark