×
  • Sport
  • Sport

    Fituesi i Kupës së Botës sherr me Allegrin pas stërvitjes

    Insajderi
    11 April 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka një çështje Paredes te Juventusi.

    Mesfushori argjentinas iu bashkua me bujë bardhezinjve verën e kaluar, por deri tani paraqitjet e tij nuk ka në qenë aspak bindëse.

    Kaq ka mjaftuar që trajneri Massimiliano Allegri “ta harrojë” në pankinë javët e fundit, duke e aktivizuar me pikatore.

    Pikërisht aktivizimi i pakët ka shkaktuar nervozizëm te Paredes, që ka debatuar gjatë me trajnerin pas stërvitjes së të hënës, ku në ndeshjen mes grupit, ka kuptuar se sërish nuk do të luajë nga minuta e parë.

    Të dy kanë debatuar ashpër dhe më pas mesfushori është larguar nga qendra stërvitore, duke mos marrë pjesë në grillë ne organizuar nga pjesa tjetër e grupit, në prag të ndeshjes me Sportingun e Lisbonës.

    Pas kësaj situate, tashmë rrezikon që Paredes t’i kalojë si “i ndarë në shtëpi” muajt e fundit të aventurës së tij me fanellën e Juventusit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark