×
  • Showbiz
  • Show

    Fjolla Morina tregon çfarë fshihet prapa videos virale ku u shfaq në gjendje të rënduar emocionale

    Insajderi
    01 May 2023 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Javë më parë këngëtarja Fjolla Morina kishte bërë një paraqitje “live” në profilin e saj në Instagram ku është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale.

    Në një intervistë ajo ka deklaruar se videon e ka bërë për shkak se gjendjes së saj mendore në atë kohë.

    “Të them të drejtën, unë jam pak tip temperament, edhe kur njeriu ndoshta pak emocionet flasin në ato momente, normalisht kam qenë shumë e shqetësuar. Se pa qenë e shqetësuar, akush nuk e bën një video ashtu. Ka vite shumë që unë kam vuajtur nga kjo pjesë, normalisht është pak edhe prej gabimit tim, por është normale, ka ndodhur ajo gjë”, ka thënë Fjolla.

    Fjolla Morina

    Ajo gjithashtu shtoi se një deklaratë e saj në videon në fjalë është nxjerrë nga konteksti dhe është bërë të besohet sikur ajo i ka raportet e këqija me familjarët e saj.

    “Unë kam thënë nëse qoftë edhe nëna ime, vëllau, motra, shoqja apo kushdo që është, ka bërë diçka gabim ndaj meje, duhet dënuar. Jo që unë me familjen kam diçka problem, tamam puna”, theksoi Fjolla.

    Ajo gjithashtu kishte thirrur një protestë në qendër të Prishtinës për të dhe vajzën e saj, protestë e cila dështoi pasi në të nuk u pa askush, madje as vetë Fjolla.

    Fjolla Morina

    “Jo nuk kam dalë në protestë sepse kam qenë shumë e tensionuar dhe arsyeja pse nuk dola ishin disa miq, të cilët mu lutën. Sepse unë po të kisha dalë, do kisha dalë me kamer prej fillimit deri në fund të sheshit edhe do i kisha ftuar të gjitha gratë dhe do kishin dalë”, ka thënë këngëtarja.

    E njëjta po gjatë kësaj interviste ka pohuar se ka gjetur një të dashur të ri dhe është shumë e lumtur tashmë në krahët e tij./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark