×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin nga Prokuroria, pasi Shkreta tha se iu vodhën 50 mijë euro

    Insajderi
    25 June 2022 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50 mijë eurove në shtëpinë e deputetit të Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta.

    Edhe pse deputeti Shkreta ka vendosur të heshtë, me këtë rast tani po meret prokuroria. Insajderit i thanë se rastin po e hetojnë si “Vjedhje të rëndë”

    Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë u shpreh se ndaj rastit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale.

    “Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale” tha ajo për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark